Sot ka ndodhur një mrekulli në lagjen Seravë të Shkupit të banuar kryesisht me shqiptar. Një kurbetçarë i Maqedonisë ka vizituar disa dyqane të lagjes dhe ka kërkuar nga pronarët e tyre t’ia deklarojnë të gjitha borxhet e familjeve të varfëra, që blejnë gjera ushqimore me hua. Më pas gurbetqari, identiteti i të cilit nuk dihet, i ka paguar të gjitha borxhet e hallexhinjëve dhe është larguar nga duqani.

 

Klikoni ne reklam per ne..

 

Këtë histori të bukur humanizmi me publikun e ka ndarë një pronarë i dyqani në këtë lagje të Shkupit. Mensur Krasniqi, pronar i një marketi, për Almakos ka thënë se personin e ka parë për herë të parë në lagje, por ka mbetur i surprizuar nga mirësia e tij.

Krasniqi thotë se gurbetqari pasi është përshëndetur me mirësjellje ka kërkua nga shitësi të mbledhë shumën e borxhit që ia kanë komshitë e lagjes.

“Unë mora dhe ja numërova të gjithë borxhin dhe ai shprehi gatishmëri që të paguaj të njëjtin. Shuma e borxhit ishte simbolike, ngaqë tash ka humbur besimi ndaj myshterinjëve që më parë I kemi dhënë më tepër borxh pasiqë më herët merrnin shuma të mëdha të borxhit dhe në fund nuk I paguanin dhe kështu ishte dëshprimi”, tha Krasniqi, për Almakos.

Pronari i marketit faleminderon Zotin që nuk ka rënë pre e lakmisë që para këtij njeriu të mirë të fryejë borxhin e komshive apo të paguaj edhe borxhet e vjetra, të cilat ua kishte falur konsumatorëve të lagjes.

Ai në cilësinë e pronarit të dyqanit thotë se kohëve të fundit borxh u jep vetëm atyre njerëzve të lagjes cilët vërtetë janë nevojtar.

“Ja mblodha shumën simbolike ai pa ndonjë hamendje e pagoi dhe unë mbeta I habitur nga ky akt që I njëjti bëri dhe që është human. Ky akt përvec aktit fisnik, familjar dhe bamirës personi I cili dëshiron të ngelet anonim kishte edhe qëllimet e veta se pse donte ta bëj. Ai më tha se këtë e bën për hirë të Zotit në emër të zeqatit, i cili në fenë islame është detyrim për çdo besimtarë”, deklaroi Krasniqi.

Sipas Krasniqit, gurbetqari nuk kishte paguar vetëm borxhet e nevojtarëve në duqanin e tij, por kishte kërkuar edhe dyqanet tjera të lagjes.

“Ai më pyeti nëse mund ta parkojë veturën e tij pranë dyqanit tim për të vazhuar bëmirësinë edhe në dyqane tjera për të paguar borxhin mushterinjëve të tjerë.”, veçoi Krasniqi.

Krasniqi thotë se në praninë e gurbetqarit ka fshirë borxhet e mushternjëve për ta bindur se amaneti i tij ka shkuar në vend, por reagimi i tij e kishte shtangur.

“Pasi mblodha borxhin i thash të vijë ta shikojë, se do ti fshijë borxhet nga fletorja. Ai nuk pranoi, më tha kjo është puna yte, unë obligimin tim e kreva”, rrëfen Krasniqi.

Për më tepër shikoni videon në vazhdim:

 

+ VIDEO/ LAJMI I FUNDIT/ Gurbetqari i panjohur paguan borxhet e nevojtarëve në Seravë të Shkupit

+ VIDEO/ LAJMI I FUNDIT/ Kurbetçari i panjohur paguan borxhet e nevojtarëve në Seravë të Shkupit http://www.almakos.com/gurbetqari-i-panjohur-paguan-borxhet-e-nevojtareve-ne-serave-te-shkupitSot ka ndodhur një mrekulli në lagjen Seravë të Shkupit të banuar kryesisht me shqiptar. Një kurbetçarë i Maqedonisë ka vizituar disa dyqane të lagjes dhe ka kërkuar nga pronarët e tyre t’ia deklarojnë të gjitha borxhet e familjeve të varfëra, që blejnë gjera ushqimore me hua. Më pas gurbetqari, identiteti i të cilit nuk dihet, i ka paguar të gjitha borxhet e hallexhinjëve dhe është larguar nga duqani…Përgatiti:Mevludin ImeriMontimi: Evi ShkopiKameraman: Dejan NedelkovskiAlmakos.com

Gepostet von Almakos.com am Montag, 2. April 2018

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.