Një ndër ndodhitë më interesante që kanë ngjarë me Shejh Uthejminin – All-llahu e mëshiroftë – është kur Mbreti i Saudisë Khalidi dhe princi Fehd e vizituan atë në shtëpinë e tij modeste të ndërtuar prej balte.

Duke shikuar strukturën e dobët të shtëpisë, mbreti deshi t’i dhurojë një shtëpi të re, duke i ofruar që të ndërtojë një pallat për të. Shejhu iu përgjigj, „E vlerësoj shumë ofertën tuaj, All-llahu ju shpërbleftë! Mirëpo, unë jam në ndërtim e sipër të një shtëpie në Salihijje (një pjesë jasht qytetit)“. Mbreti insistoi të bën dicka për shejhun, me cka shejhu i tha, „Nëse insiston të bësh dicka, atëherë ndërtoje një konvikt për studentët e mi, sepse ata momentalisht janë duke jetuar në xhami dhe kjo është e vështirë për ta.

Pas këtyre fjalëve, mbreti u kthye kah ata që e shoqëronin nga rrethi i tij dhe u tha, „E shihni këtë, ky është dijetar i vërtetë“ duke pasur për qëllim që njerëzit të cilët kërkojnë famë dhe pasuri përmes fesë nuk janë dijetarë të vërtetë.

Pasi u largua mbreti, nxënësit e pyetën shejhun, „O shejh, ne nuk e dinim se ti je duke ndërtuar shtëpi në Salihijje?“

Ai u përgigj, „A nuk e dini se varrezat janë në Salihijje?“

Ata thanë, „Po.“

Ai tha, „Atje jam duke ndërtuar shtëpine e ahiretit tim.“

All-llahu e mëshiroftë shejhun dhe ia ngritët shkallët në Xhennet!!

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.