Ja vlen për ta lexuar…

I kërkoi shokut disa të holla borxh por cfarë ndodhi në fakt….
Tregon një vëlla musliman:E mora në telefon një vëlla dhe i kërkova disa të holla borxh (300 gini-valutë egjiptiane), kisha shumë nevojë dhe ishte shumë urgjente. Vëllau ma ktheu: më prit nja gjysëm ore dhe do të jap përgjigje.

Pas gjysëm ore e thërras në celular, ja, vëllau kishte fikur celularin e tij, e provoj pas një ore, përsëri mbyllur edhe pas dy orësh përsëri mbyllur. Ia shkrova një sms duke i thënë; “Nuk më duhen paratë tua, skam nevojë tani, vetëm hape telefonin, mos e mbaj mbyllur shkaku im”.

Pas një cerek ore, e provova përsëri, e kishte hapur telefonin dhe mu përgjigj: Ku je, të takohemi…ndërkohe më tha, prit pak se më erdhi një sms, ta lexojë pastaj takohemi,. I kishte lexuar fjalët që ia shkrova….m’u përgjigj me një zë shumë të butë: „Vëlla, më fal por kur më kërkove të holla borxh, une nuk kisha asnjë grosh në xhep, shkova e shita celularin tim të ri dhe bleva një tjetër shumë të vjetër dhe paratë e mbetura i bëra gati per TY i dashur vëlla..prandaj ku je, më trego të vij t’i sjellë paratë“.

Sa shok i mirë…..Mos paragjyko pa e ditur hallin e tjetrit….