*Tridhjetë e pesë sjellje nga etika me prindërit*

1) Ta mbyllësh celularin në praninë e tyre;
2) T’i dëgjosh me vëmendje dhe heshtje kur ata flasin;
3) Ta pranosh mendimin e tyre;
4) Të bashkëveprosh me bisedën e tyre;
5) T’i shikosh drejtpërdrejt me modesti;
6) T’i lëvdosh gjithnjë;
7) T’ua përcjellësh lajmet e gëzimit;
8) Të mos ua përcjellësh lajmet negative për ta;
9) T’i lëvdosh shokët e tyre dhe çdokënd që ata e duan;
10) Gjithnjë t’i përmendësh sukseset dhe realizimet e tyre;
11) Të bashkëveprosh me bisedën e tyre, edhe nëse ajo është e përsëritur;
12) Të mos i përmendësh ndodhitë e dhimbshme nga e kaluara;
13) T’i largosh bisedat e anshme;
14) Të ulesh me ta me respekt;
15) Të mos i nënçmosh a nënvlerësosh mendimet e tyre;
16) Të mos ua ndërpresësh bisedën, por t’i lësh ta zgjasin;
17) T’ua respektosh moshën dhe të mos i shqetësosh me nipërit (fëmijët e tu);
18) Të mos i qortosh fëmijët në praninë e tyre;
19) T’i pranosh të gjitha këshillat dhe udhëzimet e tyre;
20) Në praninë e tyre, udhëheqësinë dhe kryesimin t’ua lësh atyre;
21) Të mos e ngresh zërin para tyre;
22) Të mos ecësh para tyre;
23) Të mos hash para tyre;
24) Të mos ua hapësh sytë (për qortim);
25) Të krenohesh me ta, edhe nëse nuk e meritojnë;
26) Të mos i shtrish këmbët para tyre dhe të mos ua kthesh shpinën;
27) Të mos bëhesh shkak që dikush t’i shajë ata;
28) Të lutesh për ta në çdo kohë;
29) Të mos shfaqësh lodhësi apo bezdi para tyre;
30) Të mos qeshësh nëse bëjnë ndonjë gabim;
31) T’i shërbesh para se të ta kërkojnë këtë;
32) Vazhdimisht t’i vizitosh dhe të mos zemërohesh me ta;
33) T’i zgjedhësh fjalët më të bukura kur diskuton me ta;
34) T’i thërrasësh me emrat që i duan;
35) T’u japësh përparësi ndaj çdo gjëje dhe ndaj secilit njeri.

…ata janë thesar mbi tokë, i cili së shpejti do të mbulohet nën tokë…
…lexojini këto me vëmendje dhe analizojeni veten në sjelljet me prindërit tuaj…

(Shkroi: Shejh Feuaz el-Medkhali)

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.