Fondacioni i Dijanetit turk (TDV) ka dhuruar gjithsej 20.000 kopje të Kur’anit për shpërndarje në vendet e Amerikës Latine, bëri të ditur sot në një deklaratë Fondacioni, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim, Fondacioni i Dijanetit tha se kopjet e Kur’anit, të cilat shpërndahen mes muslimanëve në Guatemalë, El Salvador, Kolumbi, Haiti, Argjentinë, Kili, Peru, Bolivi, Ekuador dhe Uruguaj si pjesë e fushatës “Le të jetë dhurata ime Kur’ani”, kanë një përkthim spanjoll krah për krah me arabishten origjinale.

Si pjesë e fushatës, nisur për të plotësuar nevojën e kaq shumë muslimanëve për Kur’anin në shumë pjesë të botës, më shumë se një milion kopje të Shkrimit të Shenjtë janë shpërndarë në të gjithë botën deri më tani.

“Projekti vazhdon me mbështetjen e qytetarëve bamirës”, thuhet në deklaratë.

Fondacioni i Dijanetit ka organizuar dhe promovuar projekte për përkthimin e Kur’anit në gjuhë të ndryshme dhe deri më tani Libri i Shenjtë është përkthyer në 17 gjuhë, ku mes tjerash edhe në gjuhë lokale.

Esselam alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu, klikoni ne reklam qe shfaqet larte ketij teksi, per te na ndihmuar sado pak In’shaa’Allah! faleminderit, Zoti ju shperblefte! 

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.