Uji zem zem është ushqim për të uriturit dhe ilaç për të sëmurët

Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë:
“Uji më i mirë në sipërfaqen e tokës është uji i Zemzemit. Ai është ushqim për të uriturit dhe ilaç për të sëmurët.”
“Uji i Zemzemit, me lejen e Allahut është përmbushës i atij qëllimi për të cilin pihet.”Nga Ajshja r.a. transmetohet se Muhamedi, alejhi selam, me ujin Zemzem i ka stërpikur të sëmurët dhe u ka dhënë të pijnë prej tij.

Profesori Jahja Hamza Kushka, i cili mori mostrat nga burimet kryesore të ujit të Zemzemit dhe bëri analizat e tij në laboratorin e ujit të rajonit perëndimor, ka thënë:
“Marrë në përgjithësi, uji i Zemzemit dallon me përqindje të madhe të kalciumit, magnezit dhe mineraleve tjera.”
Numri i përgjithshëm i mineraleve në ujin Zemzem arrin në 2000 mg/l. Nga kjo mund të themi se ky ujë është i pasur me minerale. Ndoshta kjo është arsyeja që uji i zemzemit i freskon haxhinjtë e lodhur. Por, një e mirë tjetër e ujit të Zemzemit është se ai përmban fluoride, të cilat kanë veprim të frytshëm mikrobevrasës.
Për më shumë, shënimet e laboratorëve dëshmuan se uji zemzem ishte i përdorshëm për pije.

Në fakt, sa më shumë të hulumtohet për përmbajtjen e ujit të Zemzemit, njeriu aq më shumë do të befasohet dhe të bindet në mrekullinë e këtij uji që Zoti e bëri dhuratë për besimtarët që vijnë nga larg për haxhillëk.

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.