Nuk dihet nëse ishte vdekje natyrale apo e stimuluar, por një 70 vjeçar nuk doli i gjallë nga një bujtinë në lagjen Velania në Prishtinë.

Detajet për rastin mbetet të zbardhen kur të intervistohet gruaja e cila ishte me të, por që për momentin ka ikur nga vendi i ngjarjes, njofton Klan Kosova.

Kujdestarët e bujtinës nuk kanë dashur të prononcohen publikisht, por kanë thënë se burri që u gjet i vdekur frekuentonte shpesh këtë vend i shoqëruar nga kjo grua. Ndërsa dyshohet se ai ka përdorur hapa stimulues.

Policia ka konfirmuar rastin dhe kanë thënë se po punojnë për të zbardhur këtë ngjarje.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar se Policia e Kosovës ka marrë informatë se një 70-vjeçar është alivanosur.

“Me datën 24.04.2018 rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë për një person të alivanosur ne rr. Xhamajli Berisha. Policia ka dale në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipet e ndihmës së shpejtë të cilët kanë konstatuar se personi është pa shenja jete. Viktima është mashkull rreth 70 vjeç”, ka thënë ai.

 

 

 

Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:
17:32. Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.

Ka thënë Muhammedi alejhi selam:

730. Me tre vetë All-llahu s ‘ do të flasë Ditën e Kijametit; nuk do t’ua falë, as do t’i shtijë në rahmetin e Tij. Për ta është caktuar dënim i rëndë dhe i dhimbshëm. Ata janë:

– plaku që bën zina ( plaku zinaqar ),
– sundimtari që rren ( dhe mashtron popullin ) dhe
– fukarai që është fodull ( mendjemadh.

O Allah!
Ruana nga mëkatet dhe jepna përfundim të mirë!

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.