•  Sadakaja e bën që melekët të luten për atë që jep. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “O Allah jepi atij që jep…”.
  •  Sadakaja është sebep për shërimin e të sëmurëve. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Shëroni të sëmurët me sadaka”.
  •  Sadakaja e fikë zemërimin e Allahut. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Sadakaja e fikë zemërimin e Zotit”.
  •  Sadakaja i fshin gjynahet e tua. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Sadakaja e fikën mëkatin ashtu si e fikën uji zjarrin”.
  •  Sadakaja e bën të mirë përfundimin tënd. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Të vepruarit mirë të mbron nga përfundimi keq”.
  •  Sadakaja i bën hije pronarit të saj nga vështirësitë e Ditës së Kiametit. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Çdo njeri do të jetë nën hijen e sadakasë së tij, derisa të gjykohet mes tyre”.
  •  Sadakaja është mbulesa jote nga zjarri i Xhehenemit. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Frikojuni zjarrit qoftë edhe me një gjysmë hurme”.
  •  Sadakaja është ajo më e mira që i dhurohet të vdekurit dhe që i bën më së shumti dobi.
  •  Sadakaja është pastrim për pasurinë dhe pastrim për shpirtin dhe shkak i shtimit të shpërblimeve.
  •  Ai që e jep i janë premtuar mirësi të shumta dhe shpërblime të mëdha në dynja dhe në ahiret.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.